Sociale

Do të investohen qindra milionë Euro, emërohet drejtuesi i ri i Hekurudhës Shqiptare

Shkruar nga Liberale

Do të investohen qindra milionë Euro, emërohet drejtuesi i ri i

Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare. Pas një periudhë 30-vjeçare hekurudhat do të ringrihen, teksa BE po investon qindra milionë euro.

Nisur nga rëndësia që do të kenë, qeveria ka vendosur edhe drejtuesit e rinj të këtij institucioni.

Ergys Verdho ka qenë më herët drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe ka mbajtur një tjetër post, kur edhe është emëruar drejtor i KESH në vend të Benet Becit, disa kohë më parë.

Benet beci i hapi rrugë karrierës së Verdhos, pasi u zgjodh deputet i Kuvendit nga radhët e PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH