Sociale

Diskutohen projektet për rijetëzimin e objekteve me vlerë në kryeqytet

Shkruar nga Liberale

Diskutohen projektet për rijetëzimin e objekteve me vlerë në

Në vazhdë të nismës “Open House Tirana Festival”, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri diskutoi në Bibliotekën e Kryeministrisë temën “Rijetëzimi i qytetit”. Të pranishëm ishin ekspertë të njohur në fushën e arkitekturës.

“Rijetëzimi i Qytetit” ishte tema në fokus të diskutimit nga paneli i ekspertëve, ku u fol edhe për rijetëzimin e godinës Teatrit te Kukullave, historinë që ka të bëjë me gjenezën e shtetit te pavarur shqiptar dhe projektin e rijetëzimit, sipas të cilit godina nuk do të jetë më vetëm teatër.

Mes te tjerash u diskutua edhe për rijetëzimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Kjo nismë e iniciuar nga Fondi i Arkitekturës në Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën e Arkitektëve të Shqipërisë ka si qëllim vlerësimin e diversitetit arkitektonik dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH