Temperaturat janë ulur ndjeshëm ditët e fundit dhe në vendet malore kanë rënë flokët e parë të dëborës për këtë sezon.
Mësohet se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1400 metra mbi nivelin e detit. Dardha nisi të mbulohet nga petku i bardhë i dëborës.
Reshje dëbore janë regjistruar edhe në fshatin Shtyllë dhe në pikën e Mashkullores pika më e lartë e segmentit Shtyllë – Panarit. Në pjesën tjetër të qarkut vazhdojnë reshjet e shiut.
Në 48 orët e fundit në qarkun e Korçës kanë rënë ndjeshëm temperaturat, të cilat sjellin zyrtarisht nisjen e stinës së dimrit.
Aktualisht temperaturat në Dardhë shkojnë 3 gradë celcius, ndërsa rreshjet pritet të vazhdojnë gjatë natës.