Sociale

Destinacionet ideale që mund t’i vizitoni gjatë fundjavave të ngrohta të pranverës!

Shkruar nga Liberale

Destinacionet ideale që mund t’i vizitoni gjatë fundjavave

Me ardhjen e pranverës të gjithë mendojmë se ku do të udhëtojmë. Zbuloni në këtë artikull disa nga destinacionet më të përshtatshme ku mund të shkoni:

Pashka është një nga kohët më të mira për të zbuluar Barcelonën. La Rambla, tregu Boqueria dhe smoothiet e tij freskuese, deti i kristaltë apo peshku i pjekur në skarë në Barceloneta, janë disa nga gjërat që nuk duhet të largoheni pa i provuar. Për më tepër të vizitosh kryeqytetin kozmopolit të rajonit spanjoll të Katalonjës është gjithmonë një super ide. Një informacion që do ju duhet me siguri është edhe hapja e Hoxton më 25 prill, në zonën e Poblenou. Ai do të ketë një pishinë në çati, që do të ofrojë kënaqësi dhe relaks për fundjavat në vijim.

Vetëm tre orë me tren nga Milano, kryeqyteti i Zvicrës është një perlë që nuk duhet humbur dhe një destinacion i përsosur për arratisje disaditore. Piktoreske dhe plot gjallëri, ajo krenohet me një katedrale, Kullën e Sahatit, një qendër historike elegante dhe Gurten, një kodër që ka pamje nga qyteti dhe ofron pamje mahnitëse.

Nëse ka një stinë për të admiruar vërtetë bukurinë e Ibizës dhe “motrës” së saj të vogël Formentera, është pranvera. Turistët janë të pakët dhe ecja buzë detit apo në rrugicat e dyqaneve bëhet më e këndshme se kurrë.

Është një destinacion për t’u konsideruar edhe për një udhëtim të minutës së fundit, kjo edhe për aksesin e shpejtë me mënyrat e udhëtimit, sidomos në pranverë kur ditët janë më të ngrohta dhe më të gjata. Në Romë mund t’i shtoni veçantitë udhëtimit duke shëtitur nëpër qendrën historike, të hyni në muze, ulja në tavolinat e tarracës së jashtme në Trastevere.

Edinburgu është magjepsëse gjatë gjithë vitit falë atmosferës së saj përrallore, por gjatë periudhës së Pashkëve ajo transformohet dhe gjallërohet akoma më shumë. Pak melankolike dhe gjithashtu pak romantike, është një destinacion i përsosur për t’u zbuluar në çift. Nuk duhet humbur kalaja, e cila është gjithashtu një pikë panoramike për të admiruar qytetin nga lart, Qendra e Trashëgimisë Scotch Whisky, si dhe Muzeu i Shkrimtarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH