Sociale

"Burrat tradhtojnë se gratë e kanë lëshuar veten", deklarata e fortë e gazetares

Shkruar nga Liberale

"Burrat tradhtojnë se gratë e kanë lëshuar veten",

Gazetarja Pamela Shqezi deklaron se është më problematike kur një femër shton kilogramë të tepërt sesa kur i shton një mashkull. 

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ajo tha se ka burra që i tradhëtojnë bashkëshortet e tyre për shkak se këto të fundit nuk janë kujdesur për veten si më parë.

“Mendoj se nëse një burrë shëndoshet dhe vë bark nuk është aq problematike sesa kur një femër shëndoshet. Pse? Sepse femrat nuk janë aq vizuale sa burrat.

Një krisje në marrëdhënie ndodh kur femra është shumë mbipeshë sepse mashkulli duke qenë vizual, ka nevojë ta ketë femrën në top formë.

Ndoshta mua nuk do më bezdiste pak bark por partnerin tim mbase do ta bezdiste aq sa edhe ai mund edhe të më tradhtonte për shkak se nuk dukem siç jam dukur më para.

Mendoj se vajza duhet të ketë një lifestyle shumë të shëndetshëm dhe të mosa bëhet 100 kile se është e dëmshme për martesën.

Zakonisht nga sa shoh unë, ka burra që i tradhëtojnë gratë se kanë lëshuar veten”– u shpreh e ftuara ndër të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH