Qytetarët kanë dalë sot për herë të tretë në protestë që pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës ku mësonin.
Ata kanë paraqitur një sërë kërkesash, mes tyre dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit.
Po kështu ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi të madh e të vogël dhe drejtësi për Martinin, siguri për të gjithë fëmijët.
“Jemi të shqetësuar, kërkojmë siguri në shkolla dhe edukim të posaçëm për fëmijët për shenjtërinë e jetës, bullizmi dhe armët në shkolla duhet të marrin fund”, u shpreh një prind.