Sociale

"Bënte si "çun i keq' në fillim", rrëfehet 23-vjeçarja nga Bjellorusia: Lashë shkollën për djalin shqiptar, më blinte lule...

Shkruar nga Liberale

"Bënte si "çun i keq' në fillim",

Darya, një vajzë 23-vjeçare nga Bjellorusia është dashuruar më një djalë shqiptar 8 vite më të madh, me të cilin jeton prej disa vitesh në Shqipëri. Përveç kësaj ajo ka mësuar edhe gjuhën shqipe, të cilën e flet shumë bukur.

23-vjeçarja teksa ishte e ftuar në “Good Morning Albanians” tregoi se për hir të dashurisë me djalin shqiptar, ka lënë edhe shkollën.

“Për familjen time nuk ishte problem. unë e diskutova me mamin, ajo më tha unë e kuptoj që ti do këtë djalin e të shkosh të jetosh në Shqipëri. Unë isha në universitet. Ajo më tha që e kuptoj që nuk do ta vazhdosh universitetin sepse do këtë djalin. Ajo më tha se nuk ishte problem por duhet të zgjidhja unë se çfarë doja. Unë e lash shkollën”,-tha Darya.

E pyetur se si lindi dashuria e tyre ajo u shpreh: 

“Në fillim nuk më ka pëlqyer, se bënte ca sjellje tipike shqiptare, si “çun i keq”. Ai mendonte se më pëlqente kjo sjellje, por mua filloi të më pëlqente kur bënte veprime më të forta dhe më serioze. Ai ka frikë nga avionët, por vinte në Stamboll vetëm për të më takuar mua, blinte shumë lule për mua, me këto gjëra për mua është më i mirë”,-tha Darya.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH