Sociale

Begaj uron Ditën e Verës: Mbarësi në çdo familje shqiptare!

Shkruar nga Liberale

Begaj uron Ditën e Verës: Mbarësi në çdo familje

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e “Ditës së Verës”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj ndan gjithashtu disa elemente tradicionale të kësaj feste, e cila kremtohet në të gjithë vendin për të lajmëruar ardhjen e pranverës.

“Në fëmijërinë time, 14 Marsi niste me të vegjlit që shpërndanin në çdo shtëpi një plis me grurë të sapombirë, degë ulliri dhe degë lule kumbulle.

Kjo bëhej për të uruar një pranverë të begatë, të paqtë dhe të gëzuar. Mbarësi, begati dhe gëzim sjelltë kjo festë në çdo shtëpi shqiptare”, shkruan Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH