Sociale

BE kërcënon TikTok! Si është situata?

Shkruar nga Liberale

BE kërcënon TikTok! Si është situata?

BE-ja ka thënë se do të ndalojë një shërbim të ri të lansuar nga TikTok në Evropë.

Kjo për faktin se beson se mund të jetë “po aq i rrezikshëm sa cigaret” nëse kompania nuk ofron prova të reja “bindëse” se fëmijët janë të mbrojtur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe nëse ndalimi vazhdon, do të ishte hera e parë që BE-ja do të përdorë fuqi të reja gjithëpërfshirëse për të vendosur sanksione ndaj kompanive të mediave sociale që nga hyrja në fuqi e Aktit të tij historik të Shërbimit Dixhital (DSA) gushtin e kaluar.

Komisioni i dha kohë TikTok-ut deri të mërkurën për të “sjellur argumente në mbrojtje të tij, të cilat komisioni do t’i vlerësojë me kujdes” përpara se të marrë një vendim përfundimtar për hapat e zbatimit.

Komisioneri dixhital, Thierry Breton, tha se platforma e ndarjes së videove në pronësi kineze kishte “dështuar” të provonte se TikTok Lite, respektoi detyrimet sipas aktit, duke e përshkruar shërbimin si “toksik”.

Komisioni tha se “veçoria e shpërblimit” mund të pezullohet në bllok nëse TikTok nuk jep një përgjigje të kënaqshme ndaj shqetësimeve të rregullatorëve në lidhje me ndikimin në shëndetin mendor të përdoruesve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH