Sociale

Bashkëshorti i vdiq në aksident, vjehërrit i marrin nuses djalin 3-vjeç e s'ia kthejnë më! Nëna: S'ua kam ndaluar ta marrin tek shtëpia

Shkruar nga Liberale

Bashkëshorti i vdiq në aksident, vjehërrit i marrin nuses djalin

Prej katër ditësh ende nuk dihet fati i një fëmije 3-vjeç, i cili është marrë nga gjyshërit e tij nga ana e të atit, në  Durrës. Nëna e të miturit ka bërë denoncim në polici, ndërsa policia ka arrestuar gjyshin e 3 vjeçarit, Rexhep Gjuni, 58 vjeç. Ky i fundit nuk tregon ku ndodhet i mituri, i ati i të cilit ka humbur jetën një vit me parë në një aksident rrugor.

Mësohet se fillimisht Rexhepi ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. Më pas Rexhepi ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë.

Ndërkohë nëna e fëmijës thotë se është e shqetësuar për të voglin e saj dhe se asnjëherë nuk e ka penguar të shkonte tek gjyshërit. 

“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mire. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH