Sociale

At Grigor Pelushi për "Martesën" e 2 grave në bashkinë e Tiranës: Po imponohet nga shteti me forcë, por ne nuk duhet ...

Shkruar nga Liberale

At Grigor Pelushi për "Martesën" e 2 grave në

Martesa e dy grave LGBT në tarracën e bashkisë së Tiranës, ka sjellë një seri reagimesh gjatë ditës së djeshme.

At Grigor Pelushi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se shoqëria është ende e papjekur për të mirëpritur këto ndryshime aq të mëdha pasi cënohet familja tradicionale për të cilën kemi luftuar për ta pasur me këto norma dhe këto vlera.

At Grigor Pelushi për "Martesën" e 2 grave në

"Unë besoj që është një ekspozim i forcës, pra të imponohet nëpërmjet forcës. Nuk besoj se kjo do të kaloj. Kjo është një tendencë.

Madje mënyrat apo metodat që ndiqen janë shpeshherë dinake dhe tinëzare që përpiqen me çdolloj kushti me çdolloj forme t'i imponohen shoqërisë. Ne nuk duhet që të flejmë gjumë.

Gjej rastin t'i ftoj të gjithë dhe të bëjmë të pamundurën për familjen. Gjithsecili prej nesh mund ta bëj këtë. Në qoftë se kemi një familje, të kujdesemi sa më shumë për atë", u shpreh ndër të tjerash At Grigor Pelushi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH