Sociale

Ankesa e prindërve/ Drejtoresha përjashton maturantët në Shkodër, sepse e bënë ‘meme’ në rrjetet sociale

Shkruar nga Liberale

Ankesa e prindërve/ Drejtoresha përjashton maturantët në

Tre nxënës të gjimnazit “Oso Kuka” në Shkodër janë përjashtuar nga shkolla me motivin se hapën në Instagram një faqe me meme ku denigronin figurën e mësuesve dhe drejtoreshës së shkollës.


Dy prindër treguan për gazetarët e Fiksit se fëmijët e tyre u përjashtuan pa asnjë provë , me arsyetimin se ata hapën faqe memesh për stafin pedagogjik të gjimnazit “Oso Kuka “ në Shkodër.

Nora Skollaj tregon se vajza e saj maturante është përjashtuar me arsyetimin se ajo ka thënë për drejtoreshën se merr para, por nuk ka asnjë provë se këto postime i bëri vajza e saj.

“Në fillim na thanë se emrati çoi policia, më vonë kuptuam se ishte vetëm presion, policia nuk solli asnjë emër dhe vajza u përjashtua padrejtësisht” thotë znj.Nora.

Ajo tregon se ka vajtur në shkollë, por drejtoresha i quan fëmijët kriminela pa asnjë fakt. Ndërkohë 3 maturantët sot qëndrojnë në shtëpi.

Babi i një tjetër maturanti, Ferit Rranxa, tregon se kurrë djali i tij nuk ka patur probleme në shkollë, por është nxënës i mirë dhe me sjellje shumë të mirë. “Tani drejtoresha na i bëri fëmijët kriminela kot, s’kanë asnjë faj” thotë z.Ferit.

Prindërit të cilëve drejtoresha u tha se hetoi policia dhe nga aty dolën emrat shkuan në polici dhe prokurori për t’u interesuar për çështjen, por këto institucione nuk kishin dijeni për situatën dhe rastin.

Ankesa e prindërve/ Drejtoresha përjashton maturantët në

Emisioni Fiks Fare solli një audio inçizim , në të cilin drejtoresha akuzon fëmijët se e kanë prek në familje dhe kanë bërë postime sikur ajo merr para. “Ju do përjashtoheni, ju e keni bërë, ju më keni prekur familjen dhe jeni kriminela “ dëgjohet të thotë drejtoresha.

Ndërkohë për vajzën e përjashtuar, thotë se ajo është llafazane, rrenacake dhe pise.

Gazetarët e Fiksit shkuan në shkollë të merrnin një përgjigje nga drejtoresha , nëse ka fakte se faqja në instagram u hap pikërisht nga këta fëmijë dhe kush i dokumentoi ato.
Por drejtoresha nuk u ndalua për gazetarët, ajo i dha biçikletës me shpejtësi dhe u largua.

Ndërkohë që për emsiionin investigative është përgjigjur Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë e cila thotë se ka marrë dijeni për rastin nga prindërit e fëmijëve të përjashtuar, se ky është një vendim i shkollës dhe nuk ka dijeni që çështja të jetë as në polici dhe as në prokurori.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH