Sociale

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël? Ja përgjigjja

Shkruar nga Liberale

A duhet të ndalosh së fjeturi me fëmijët e vegjël? Ja

Ka shumë diskutime rreth kësaj teme, e cila në fokus vendos prindërimin e secilit kur sjell në jetë një fëmijë.

Ka nga ata që thonë se nuk shohin asnjë problem në të fjeturin krah fëmijëve, por nga ana tjetër mjekët dhe psikologët vazhdojnë të jenë kundër.

Rastet më ekstreme të kësaj çështjeje vazhdojnë të jenë rreziku i dëmtimit të fëmijës (sidomos foshnjave) në gjumë, teksa vetëm në SHBA, më shumë se 3,000 foshnja humbin jetën gjatë një viti prej shkaqeve që lidhen me gjumin.

Nga ana tjetër, kur fëmija mësohet të flejë dhe të qëndrojë me prindërit në krevat, krijohen zakone që do jenë shumë të vështira për t’u larguar.

Studimet tregojnë se të fjeturit me fëmijën bëhet shkak për krijimin e ankthit tek të vegjëlit, prej pamundësisë për t’u larguar nga ky zakon.

Gjithashtu, ata nuk bëjnë gjumë të mirë sepse kanë tendencën të zgjohen për të vërtetuar se prindi është i pranishëm.

Në Kinë studimet kanë zbuluar se fëmijët që flenë me prindërit kanë probleme të dukshme në sjellje, shumë më tepër se ata që janë edukuar me pavarësinë e gjumit.

Dhe për të mos lënë pa përmendur prindërit, shumica e tyre, shprehen se nuk flenë të qetë nëse kanë fëmijën në krevat, sa nga shqetësimi për ta, sa nga lëvizjet e vetë fëmijëve.

Por si çdo temë tjetër, edhe kjo, lë vend për analiza të mëtejshme dhe raste përjashtimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH