Sociale

A do të ketë reshje shiu në fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit

Shkruar nga Liberale

A do të ketë reshje shiu në fundjavë? Njihuni me

Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as këtë fundjavë, edhe pse të pakta dhe jo në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë pritet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore. Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.

Ditën e diel moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH