Sociale

88 vjetori i lindjes së gjeniut/ UET organizon mbrëmje poetike për Ismail Kadare në shtëpinë muze të shkrimtarit

Shkruar nga Liberale

88 vjetori i lindjes së gjeniut/ UET organizon mbrëmje poetike

Në 88 vjetorin e lindjes së shkrimtarit me të madh shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare, UET ka vendosur që të zhvillojë një mbrëmje poetike në shtëpinë muze të gjeniut.

Në një mbrëmje poetike në studion dimërore, mbështetur në poezitë më të mira të Kadaresë. Eventi do të udhëhiqet nga pedagogia Driada Dervishi, interpretuesit e poezive do të jenë: Joan Mezini, Rei Cara, Klodian Gjonpalaj, Klera Crroi, Amarildo Sollaku, Selma Bakalli dhe Megi Doçi. Mbrëmja poetike mbahet nesër më 28 Janar në orën 17:00 në shtëpinë Muze KADARE.

88 vjetori i lindjes së gjeniut/ UET organizon mbrëmje poetike

Organizimi i UET vjen vetëm dy ditë pasi gazetarja e njohur Eni Vasili ka zgjedhur ta promovojë mes studentëve në UET librin e saj më të ri "Kadare në studio". Gazetarja sjell rrëfimet e shkrimtarit Ismail Kadare në 20 vjet. Libri është me parathënie të Helena Kadare. Libri është botuar nga UET press. Në këtë libër gjeni pikëpamjet e Ismail Kadaresë nga raportet e tij me diktaturën, te krijimtaria para e pas rënies së komunizmit dhe çështja shqiptare.

Shkrimtari Ismail Kadare ka preferuar të flasë më pak, e të shkruajë më shumë. Ndoshta siç i përgjigjet gazetares Vasili, sjellë në pasazhin e mësipërm, në jetën e tij paralele të librave i ka dhënë të gjitha përgjigjet, i ka shoshitur të gjitha polemikat e i ka zbërthyer të gjithë skenarët. “Orët e krijimit të mirëfilltë për të ishin të shenjta dhe të pacenueshme nga asgjë”, shkruan bashkëshortja Helena Kadare në parathënie.

“Ka gjetur çelësin, se për çfarë ka ai kënaqësi të flasë. Pa bërë shumë përpjekje ka arritur të zbulojë mjaltin e mjaltit të kosheres dhe për këtë e përgëzoj. Duke e lexuar librin më impresionoi puna që ka bërë, e cila vazhdon të mbijetojë, t’i shërbejë njerëzve të kohës sonë, ndoshta edhe atyre që do të vijnë”, tha Zonja Kadare.

E pranishme në  promovimin e mbajtur në ambientet e UET, nën praninë e miqve dhe dashamirësve të çiftit Kadare, të gazetares dhe shtëpisë botuese, bashkëshortja e shkrimtarit tha se ka qenë gjithmonë shoqëruesja e tij nëpër intervista, për “këmbë të mbarë”, siç ai preferonte ta quante me të qeshur. E po ashtu e ka shoqëruar edhe gjatë këtyre 4 intervistave të realizura me gazetaren Eni Vasilin në studiot e disa televizioneve, për të cilën tha se e ka intervistuar me një lehtësi të jashtëzakonshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH