Sociale

77-vjeçari që sfilitet për një pikë ujë, me shishet plastike të mbushura me ujë dhe të vendosura në një trastë në krah

Shkruar nga Liberale

77-vjeçari që sfilitet për një pikë ujë, me

Ndonëse ndodhet poshtë burimeve të shumta ujore, fshati Kovashicë në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, nuk ka ujë të pijshëm.

Banorët vazhdojnë të mbushin ujë për të pirë në burime alternative. Ndërsa temperaturat janë thuajse ekstremisht të larta, të moshuarit e Kovashicës janë të detyruar të ecin rreth një orë në këmbë për të shkuar tek burimi i ujit.

Për 77-vjeçarin Hidër Selishta kjo situatë është sfilitëse, pasi do ta bëjë çdo ditë. I vetmi burim uji që ka fshati nuk ka as siguri për t’u konsumuar, pasi institucionet nuk e kanë matur ndotjen në të. Me shishet plastike të mbushura me ujë dhe të vendosura në një trastë në krah, Hidër Selishta siguron ujin e pijshëm për vete dhe familjen e tij në burimin e fshatit. Në një situatë të tillë janë të gjithë banorët që verë apo dimër bëjnë këtë rrugë si para viteve 90.

Por uji i pijshëm nuk është problemi i vetëm i këtij fshati. 77-vjeçari Hidër Selishta thotë se prej 34 vitesh, fshati i tyre është pa ujë vaditës. Kjo ka bërë që sipas tij pjesa më e madhe e banorëve të largohen drejt shteve të botës, ndërsa nuk ka mbetur asnjë i ri në fshat.

Nga ana tjetër, 77-vjeçari Hidër Selishta thotë se politika vetëm i mashtron dhe se shkon aty vetëm në fushata elektorale.

Fshati Kovashicë në Maqellarë të Dibrës është një nga fshatrat më fushor të kësaj bashkie, por kanë munguar investimet jetike në këto 3 dekada, kryesisht në ujë të pijshëm e vaditës. Marre nga BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH