Sociale

7 aplikacione të dobishme për ju që e keni ndarë mendjen të udhëtoni

Shkruar nga Liberale

7 aplikacione të dobishme për ju që e keni ndarë mendjen

Teknologjia vazhdon ta bëjë më të lehtë udhëtimin për miliona njerëz anembanë globit. Aplikacionet e ndryshme u ofrojnë udhëtarëve mënyra të reja për të hulumtuar një destinacion, për t’u lidhur me miqtë e tjerë në anën tjetër të botës, për të komunikuar me vendasit dhe për të gjurmuar fluturimet e tyre.

Me pak fjalë, disa aplikacione të dedikuara për udhëtimet dhe nomadët e botës vijnë në ndihmë për ta bërë sa më të lehtë dhe më të paharrueshme çdo eksperiencë të re.

#1 Flighty

Një domosdoshmëri për çdo person që udhëton shpesh. Versioni falas është fantastik. Aplikacioni jep informacion të përditësuar nëse ndodh ndryshim i orarit të fluturimit tuaj të ardhshëm dhe ju lejon të gjurmoni të gjitha hapësirat në çdo vend ku keni shkuar.

#2 Flightradar24

Flightradar24 është një aplikacion i preferuar, sidomos për ata që e kanë jetën të lidhur me udhëtimet dhe avionët. Ky aplikacion ju lejon të gjurmoni çdo avion që shihni në ajër gjatë ditës ose natës. Ju mund të gjurmoni fluturimin tuaj, atë të një shoku ose çdo avion që shihni në kohë reale.

#3 Airalo

Një aplikacion specifik për udhëtimet e shkurtra. Oraret, fluturimet, ndryshimet, vendet dhe gjithçka tjetër që e bën eksperiencën tuaj të radhës thjesht të paharrueshme.

#4 Wanderlog

Ky aplikacion është për planifikuesin e grupit. Wanderlog bashkon më të mirat e një sërë aplikacioneve të ndryshme në një. Imagjinoni një aplikacion që ju lejon të planifikoni një udhëtim me lehtësi, të bashkëpunoni me miqtë, të menaxhoni shpenzimet etj.

#5 Been

Been ju lejon të gjurmoni vendet që keni vizituar dhe të bëni një listë dëshirash të vendeve që mezi prisni t’i vizitoni. Ai ju jep informacione si përqindja e njerëzve që kanë shkuar në këto vende dhe një hartë me destinacionet IN.

#6 Polarsteps

Ky aplikacion gjurmon automatikisht itinerarin tuaj nëpër botë, duke ju lejuar të keni shpejt fotografi gjatë udhëtimeve që mund të shikohen nga kushdo që ka akses në profilin tuaj. Është një mënyrë e shkëlqyer për të ndarë momente të rëndësishme me të dashurit pa pasur nevojë t’i dërgoni foto secilit person individualisht.

#7 Steller

Steller përdor një kombinim të inteligjencës artificiale dhe eksperiencave personale për t’ju ndihmuar të planifikoni udhëtimin e radhës. Sugjerimet e gjërave për t’u parë, muze, galeri, restorante dhe gjithçka tjetër gati për të eksploruar “gurë të çmuar” që fshihen brenda një aplikacioni të vetëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH