Sociale

5 filma dhe seriale për të parë këtë fundjavë!

Shkruar nga Liberale

5 filma dhe seriale për të parë këtë fundjavë!

Fundjava është para dhe nëse nuk keni plane për të shkuar diku, na lini t’iu sygjerojmë 5 filma apo seriale që mund t’i shihni gjatë fundjavës

Në përralla jemi mësuar gjithmonë të shohim princeshat t’i shpëtojë princi por jo tek Damsel. Aty princesha (Milly Bobby Brown-pra Elodie) e shpëton vetë, veten. Dhe nëse në përrallat vajzat rriten me qëllimim për tu bërë zonja shtëpie, tek Damsel, Elodie i anashkalon të gjitha këto, duke përdorur inteligjencën e saj për të zbuluar shpjegimin e fshehtë të sakrifikimit të saj nga princi.

Sofia Vergara ka bërë një transformim drastik për t’iu përshtatur rolit të Griselda Blanco-s, e njohur si “kumbara e kokainës” dhe një ndër gratë më famëkeqe në botë. Historia e saj lidhet me kartelin e drogës që furnizonte me kokainë zonën e Miami-t. Një serial që i ka të gjitha, dramë, aksion, romancë, që të mban të mbërthyer deri në fund!

The Gentlemen! Për të gjithë fansat e Theo James, na lini t’ju themi se në këtë serial ai vjen në versionin më seksi ndonjëherë ???? Aktorët kryesorë në The Gentlemen janë natyralë. Një oficer i ri, Eddie Halstead (Theo James), është larguar nga jeta ushtarake që i pëlqen për të marrë pronën 500-vjeçare të familjes së tij dhe titullin dukë pas vdekjes së papritur të babait të tij. Si djali i dytë, Eddie nuk e priste këtë. Djali i parë, Fredi (Daniel Ings), e priste edhe më pak. Por testamenti është testament dhe dëshira e babit është shumë e qartë.

Kush qau për vdekjen e Berlinit te La Casa del Papel, ka disa miniseri fantastike të dedikuara vetëm për personazhin e tij në Netflix që ne i kemi parë me një frymë. Seritë ashtu si La Casa del Papel janë të shpejta, plot aksion, të papritura dhe sigurisht “truri” i gjithë” filmit është Berlini. Ne nuk Po iu zbulojmë më shumë, por ju themi se patjetër duhet ta shihni!

Three Body Problems! Historia emocionuese që do t’ju mbajë mbërthyer pas ekranit me mister dhe aksione të shumta.

Është gjithmonë dikush pas çdo gjëje dhe ju duhet vetëm të gërmoni. Një dramë fantastiko-shkencore që tregon vendimin fatal të një gruaje në Kinën e viteve 1960, që i përgjigjet hapësirës dhe kohës një grupi shkencëtarësh të shkëlqyer në ditët e sotme. Ndërsa ligjet e natyrës zbulohen para syve të tyre, pesë ish-kolegë ribashkohen për t’u përballur me kërcënimin më të madh në historinë e njerëzimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH