Sociale

40 mld euro në dispozicion, edhe bizneset shqiptare do përfitojnë fonde nga BE. Ja fushat prioritare të programit

Shkruar nga Liberale

40 mld euro në dispozicion, edhe bizneset shqiptare do përfitojnë

Është një program me 40 miliardë euro investime dhe ka tetë shtylla. Shqipëria ka aplikuar në vetëm një nga shtyllat”, thekson Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë.

Do të duhen ende disa vite që të bëhemi pjesë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo nuk do të thotë që sipërmarrjet shqiptare të mos mbështeten financiarisht nga unioni, sepse Yzeiraj thotë se një marrëveshje Shqipëri-BE vjen në ndihmë për këtë.

“Këto programe po bëhen të aksesueshme për Shqipërinë si pjesë e një procesi më të madh që quhet “Integrimi i përshpejtuar”. Në kuadër të “Integrimit të përshpejtuar” Shqipëria mund të aplikojë për fonde edhe pa qenë anëtare me të drejta të plota” shprehet ai. 

Programi ka për synim të rrisë aftësitë konkurruese të sipërmarrjeve të mesme ekonomike, të krijojë lehtësi në tregje, të modernizojë industrinë dhe të krijojë kushtet për ekonomi të gjelbër dhe digjitale.

“Programi synon të mbështesë, nisma, biznese, iniciativa, OJQ që ose duan të adresojnë problemet e tregut të përbashkët, ose duan të përfitojnë nga tregu i përbashkët”, shton zv/ministri.
Nëse propozimet vlerësohen të suksesshme, bizneset shqiptare mund të marrin pjesë së bashku me bizneset e vendeve anëtare në nismat e financuara nga BE.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH