Sociale

25 VITE MË PARË/ Shqipëria në prag të luftës, kryeministri kërkon nga prefektët rekrutimin e ushtarëve të rinj

Shkruar nga Laert MIRAKU

25 VITE MË PARË/ Shqipëria në prag të luftës,

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 30 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku 

           Kryeministri kërkon nga prefektët rekrutimin e ushtarëve të rinj

Shqipëria është në prag të luftës. Asnjëherë deri më sot nuk ka qenë kaq evident rreziku i një lufte me serbët. Dje, Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar rekrutimin e ushtarëve të rinj dhe riorganizimin e mbrojtjes civile në veri të vendit. Pas një vizite të bërë në divizionin e Kukësit, i shoqëruar nga Ambasadorja Lino, Majko duket se ka ardhur nga Veriu i kthjelluar tërësisht. Për të lufta është gati, dhe çdo gjë duhet parapërgatitur. Deklarata e fortë e Majkos është bërë vetëm disa orë para se ky i fundit të nisej për në Uashington. Dihet që Kryeministri shqiptar po viziton vendin më arrogant ndaj politikës së Serbisë. Ndaj, arma që ka marrë Majko me vete, opcioni i luftës, është armë e fortë dhe që ka mundësi të gjejë garanci në Departamentin e Shtetit.

Sinjale fort të mira nuk vijnë as nga Beogradi. Presidenti Jugosllav, Millosheviç deklaroi dje se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë, ndaj bisedimet për Kosovën në prani të një pale të tretë nuk kanë kuptim. Kjo do të thotë që nuk do të ketë bisedime në Francë me praninë e serbëve, ndërsa politika e Beogradit mund të qëllojë të bëhet më radikale seç është deri më sot. Pra, Majko ka të drejtë. Shumë shpejt mund të ketë luftë, ndaj ky vend ka nevojë për ushtarë, veshje, ushqim dhe mbi të gjitha për pakt politik.

Ka shumë mundësi që idenë e luftës PD ta përkrahë me dëshirë. Kohët e fundit partia e Ber- ishës është shfaqur shumë nacionaliste në politikën e ndjekur për Kosovën. Ajo ka qenë iniciatore e një tryeze të partive politike, në të cilën u nënshkrua se Shqipëria do të ndërhyjë në Kosovë, nëse komuniteti ndërkombëtar do të qëndrojë indiferent. Kjo do të thotë se koha ka ardhur, se pas Reçakut, pati Rogovë dhe pas Rogovës nuk dihet se ç'do të ketë. Ndërsa komuniteti qëndron pasiv, duket se karta e Majkos është e gjetur. Ai e hedh atë në një moment të përshtatshëm politik në Tiranë dhe Uashington, ndaj për të kaq mjafton.

Shqiptarët kanë arritur të kuptojnë se agresiviteti bën punë në Ballkan. Pak vonë, por më mirë vonë se kurrë. ENKEL DEMI

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH