Sociale

25 VITE MË PARË/ Berisha: Ja Pakti që kam ëndërruar, thirren forcat politike për t'u konsultuar

Shkruar nga Liberale
25 VITE MË PARË/ Berisha: Ja Pakti që kam ëndërruar,

Marrë nga gazeta “Koha Jonë” e datës 27 janar 1999, përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku 

       Kryetari PD-së servir dhjetë kushte për të marrë pjesë për zgjidhjen e krizës në rend

              Berisha: Ja Pakti që kam ëndërruar

           Thirren forcat politike për t'u konsultuar rreth 10 pikave demokrate


TIRANE - Pakt antikrim i paraqitur nga Partia Demokratike. Nën emrin "pakt kombëtar për rivendosjen e rendit publik në Shqipëri", dje Berisha ka paraqitur dhjetë pikat e hartuara nga demokratët për luftën kundër krimit. Pas një përmbledhje të shkurtër që i ka bërë gjendjes aktuale në vend, në veçanti vrasjet dhe kontrabanda, Berisha nxori në dritë disa pika që mund të nxjerrin vendin nga kolapsi ku ka rënë. Pika e parë që i ka paraprirë paktit është marrëveshja ndërmjet të gjitha forcave politike në këtë drejtim. Duke e vënë në pikë të parë Berisha ka patur një synim. Duke mos patur një marrëveshje dhe mirëkuptim midis të gjitha forcave politike në Shqipëri, pakti rreziko- het të mbetet në letër i parealizuar. Ka qenë kjo që ndoshta ka detyruar Berishën që para se të paraqesë projekt-planet antikrim, ka kërkuar me anë të pikës së parë që të arrihet një marrëveshje midis të gjitha partive. Duke u bërë një rindërtim total i Ministrisë së Rendit Publik, Berisha kërkon që aty si në bazë edhe në qendër të vihen njerëz profesionalistë. Berisha ka prekur edhe pikën më delikate të deritanishme. Ai ka propozuar largimin e të gjithë atyre që tetë vitet e fundit kanë në CV-në e tyre vepra penale, por dhe ish-sigurimsit. Nëse arrihet një marrëveshje midis partive kjo ndoshta do të jetë dhe pika më "acaruese" ndërmjet diskutimeve. Kjo lidhet dhe me faktn e nxjerrjes përsëshpejti jashtë loje të ligjit "Bezhani". Duke parë ushtrinë si një forcë "të prekshme" lideri demokrat ka kërkuar angazhimin e reparteve të saj në luftë me segmente të krimit. Në pikat e tjera kreu i selisë blu ka paraqitur si të mundshme forcimin dhe pajisjen me logjistikë të një force të re, xhandarmërisë, reformimin tërësor të Prokurorisë, si dhe një marrëveshje për një platformë të përbashkët për çarmatimin. Me këtë pakt antikrim Berisha synon të arrijë atë që nuk e kanë bërë deri tani tre ministra ren- di. Mund të jetë rënia në një mend- je dhe bashkimi i ideve në një të vetme i forcave politike shqiptare, që do të mundësojë uljen e kriminali- tetit dhe kondrabandës në Shqipëri. Por mund të mendohet që me këtë pakt pasi ka nxjerrë "jashtë loje" parlamentin me anë të tryezës partiake, Berisha po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë edhe me pushtetin egzekutiv. Për këtë në radhë të parë duhet një miratim "formal" në aparencë i paktit antikrim që ka dalë nga selia demokratike. EDMOND HARIZI

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH