Sociale

"16-vjeçarja u njoh me mjekun kur u shtrua gjyshja në spital"/ Gazetarja zbulon detaje: Dervish Hasi ka shpërndarë videot intime

Shkruar nga Liberale

"16-vjeçarja u njoh me mjekun kur u shtrua gjyshja në

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i mjekut Dervish Hasi pak ditë parë nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe pornografi.

Gazetarja Anila Hoxha bëri të ditur se 16 vjeçarja e cila një raport intim me mjekun Hasi, u njoh me të nëpërmjet gjyshes së saj. Sipas informacioneve që disponon gazetarja Hoxha, e mitura nisi kontaktet me mjekun kur gjyshja e saj po kurohej në spital.

“16-vjeçarja ishte në spital nga gjyshja. Vajza ka qenë personi i kontaktit gjatë trajtimit të gjyshes, kur ishte 14 vjeçe. Prindërit thonë se vajza nisi të ndryshonte sjellje, të largohej nga banesa dhe të indoktrinohej nga mjeku”.

Ndërkohë në telefonin e së  miturës, janë gjetur prova se Hasi ka kryer pornografi, u shpreh Hoxha. 

“Prokuroria e Tiranës, pasi ka dëgjuar faktet, e ka dërguar mjekun e dyshuar arrest me burg. Avokati dhe vetë mjeku kanë deklaruar pafajshmëri. Kanë qenë prindërit e minores që kanë vënë re ndryshimet te vajza.

Mjeku ka kundërshtuar të japë celularin. Telefoni është dërguar për kqyrje të menjëhershme. Deri më tani është kqyrur celulari i 16-vjeçares, ku nisin dyshimet për pornografi, pasi mjeku i ka shpërndarë videot intime. Vepra penale është rikualifikuar për pornografi. Vajza dyshohet se është filmuar nga mjeku dhe i është nënshtruar pornografisë”.-tha gazetarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH