Sociale

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

Shkruar nga Liberale

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

Si sot më 2 dhjetor 1909, pra 115 vjet më parë u hap në Elbasan, ”Universiteti” i parë shqiptar, NORMALJA e famshme, që për ne shqiptarët kishte atë vlerë që ka dhe dielli në hapsirë. Por sot ka ngelur vetëm godina. Po aq madhështore…..

Ja çfarë shkruhesh në një gazetë të Elbasanit për këtë shkollë, tre muaj pas hapjes së saj:

Përparimi në shkollën Normale

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

Shkolla Normale për gas të-math të-gjithë kombit Shqipëtar dita me ditën po përparon. Për tre muej e gjysmë po thua janë mështjellunë nga katrë anët e atdheut më tepër se 100 nxënës, të cilët me mall të vërtetë dhe me një dëshirë të shejtënueshme janë tue zhvilluemun mendjen e tyne e tue zbukuruemun shpirt dhe zemrë me një arësim të vërtetë dhe me themel, me një arësim krejt kombëtar. Ka me ardhunë një ditë, dhe nuk është e largë, kur këta djem të bekuëmunë gjithë shpresë dhe gjithë fuqië të-palejuemunë me ndjenjat ma të nalta dhe ma të fisshme, të-pajuemunë me një atdhesie dhe me një ideal të vërtetë kanë me u përveshunë si burrat me durim të hekurtë në luftë të-pareshtunë, në atë punë të perëndiëshme, prej së cilës kanë me rrëjedhun kaqë të mira për kombin tonë dhe mbi të cilën ma se fundi do të themeloset qytetënia, përparimi dhe mbrothësia qi andëron zemra e ç'do atdhetari për atdheun e dashtun.

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

Mundimet e profesorëve të shkollës Normale

Nuk mundemi të gjejmë fjalë të-mjafta për me lavdëruemun profesorët e shkollës Normale të cilët nuk janë tue kërsyëmun as gja sendi, të-cilët për të-mirën dhe për përparimin e shkollës janë tue bamun theror pushimin dhe prehjen e ditës, qetësien dhe gjumin e natës. Nga mungesa e librave shtrëngohen të përmbledhin andej e këndej, porsi ajo mbleta puntore mjaltën e saj nëpër lulet, të-përkëthejnë mësimet e nevojëshme, dhe ma së fundit të krijojnë dhe vetë me gjuhë të-bukurë dhe të-amblë, me një gjuhë po thua të përbashkme qi kupëtohet lehtësisht si prej Toskëve si prej Gegëve. Punë e vështirë me të-vërtetë puna e profesorëvet! Do té këndojnë dhe do të gatiten, do të përmbledhin dhe do të shkruajnë, pa mbasandaj kaqi orë po thua rrëjesht do të dirsen mbi polygraf qi t'u pregatisin kështu djemvet landën e nevojshme. Nga mezi i zemrës dhe nga thellësia e shpirtit i përgëzojmë nga ana e gjithë atdhetarëvet kuxoj me thânë për mundimet e fisshme dhe për shërbimet e mëdha që janë tue bamun në fushë atdhesie. Zoti u dhashtë shëndet dhe jetë të gjatë për të-mirën e gjithë kombit Shqiptar.

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

Profesorët dhe nxanësit e shkollës Normale me qeleshe të bardha

Sipas vendimit të komisionit profesorët dhe nxanësit e shkollës Normale vunë mbi krye mbulesën kombëtare, qeleshet e bardha të Gegënis. I lumtë komisionit patriotik! Kështu nga zemra dëshirojmë të shohim gjithënjë kësi punësh, të-cilët përngjallin ndjenjat kombëtare në zemrat e nxanësvet dhe u apin të marrin vesht, se, sikurse deri më sot kemi ruajtur kombësin tonë të- pacungume ashtu edhe paskëtaj detyra e-shejtë na e kërkon t'a ruajmë sikurse na ka hie ndërmjet të kombeve qi na rrethojnë.

NORMALJA e famshme e Elbasanit: 115 vite histori

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH