Sociale

104 vjeçarja nga Kolonja feston ditëlindjen - zbulon sekretin e jetëgjatësisë! Fëmija i 7 i saj: Edi Rama

Shkruar nga Liberale

104 vjeçarja nga Kolonja feston ditëlindjen - zbulon sekretin e

Dhorka 104 vjeçe - sekreti i jetëgjatësisë, fëmija i 7 Edi Rama

Dhorkë Dhespollari është nëna e 6 fëmijëve (dy çupa e katër djem), gjyshe me 18 nipër e mbesa, stërgjyshe e 17 stërnipave dhe mbesave.

Lindi në Prill të 1920 në Vithkuq. Afro 20 vite jepte mësim në zonën e Kolonjës  kundër analfabetizmit.

Ladi, djali i saj që është miku im më ftoi në drekën familjare për 104 vjetorin e të ëmës. Ja pranova me siklet. "Ç'do flas unë me 104 vjeçare" - mendova. Por u suprizova.

Kur i fola, e ngrita pak zërin, kisha hall a do më dëgjonte.

"E de mja më thërrite, ule zërin se të dëgjoj."

-Dhorkë, 104 vjeç sot. Gëzuar. Ç'të të uroj unë ty tani?

"Të kem me shëndet fëmijët. Të kenë shëndet nipërinjtë e mbesat."

-Ashtu qoftë. Po qënke e fortë Dhorkë. Si gocë e re.

"More shakaxhi, unë jam veterane lufte. Kam patur edhe pushkë edhe abetare në dorë unë."

-Prandaj erdhe të jetosh në Greqi... (I bëj pak ironi me buzëqeshje)

"Më sollën me zor. Mua këta më plakën, fëmijët që më sollën këtu. Unë nuk flas greqisht."

-Po cili është sekreti i jetëgjatësisë O Dhorkë?

"Merru me punën tënde. Nuk e vret mendjen hiç për të tjerat. Gjeta burrë të mirë, bëra 6 fëmijë, ndihmova njerëzit e kaq"

-Do ketë e ndonjë "hile" tjetër kjo punë, se këto i bëjnë të tërë njerëzit

"Epo, shto edhe që të ndjekësh Edi Ramën në televizor, të të sjellin fëmijët fruta e ç'të të verë mëndja, edhe ja kaq"

-Pse e do Edi Ramën ë?

"E kam fëmijën e 7. Do shkoj ta takoj këto ditë në Athinë."

-Po nuk bëhen xhelozë fëmijët tënd për atë?

"Le të bëhen po ua mbajti, se ja tregon ai qejfin"

104 vjeçarja nga Kolonja feston ditëlindjen - zbulon sekretin e

Mori telefonin. Doni ju që Edi Ramën ndiqte vërtet. Epo, nuk e di sa do rroni po e ndoqët Edi Ramën por e sigurtë është që Dhorka e jeton jetën siç ja do kokrra e qejfit. Bashkë me Edi Ramën!

Marrë nga Facebook-u i  Xhensil Shkëmbi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH