Sociale

1 në 10 lindje në Shqipëri janë të parakohshme, mjekët shpjegojnë arsyet

Shkruar nga Liberale

1 në 10 lindje në Shqipëri janë të parakohshme,

1 në 10 bebe lindin para kohe në Shqipëri, kaq raportohen edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Prof. Eliona Demaliaj tregon: “Lindjet para kohe janë shqetësuese për familjen, për shoqërinë por edhe për beben pas ndikon në zhvillimin e saj”.

Drejtorja Demaliaj shpjegon se sot ekipet janë specializuar për trajtimin e një lindje premature.

“Me parë humbnin jetën bebet, por sot kemi ecuri të mirë me bebe qe lindin para kohe”, shtoi ajo.

Shkaqet kryesore që çojnë në lindje para kohe lidhen me patologjitë e nënës të cilat mund të mos i ketë trajtuar, por jo vetëm.

Për të parandaluar lindjet e parakohshme, duhet të sensibilizohen nënat si dhe të funksionojnë mirë të gjitha hallkat shëndetësore./TCH

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH