Shqipëri

Rikthehen reshjet e dëborës në akset Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë dhe Qafë Thanë

Shkruar nga Liberale

Rikthehen reshjet e dëborës në akset Tamarë-Vermosh,

Gjatë natës, janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në akset Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), informon se grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi vijon pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH