Politikë

ZYRTARE/ Miratohet me 77 vota pro marrëveshja e emigrantëve më Italinë

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE/ Miratohet me 77 vota pro marrëveshja e emigrantëve

Miratohet me 77 vota pro marrëveshja e emigrantëve me Italinë në seancën e sotme plenare e cila zgjati 8 minuta. Kjo marrëveshje u nënshkrua pak muaj më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

Marrëveshja nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, ndërkohë që për këtë pakt ka votuar edhe PDIU.

Më datë 19 Shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

Por çfarë përmban në thelb marrëveshja Shqipëri-Itali?

Shqipëria nuk do të paguajë para për strehimin e përkohshëm të emigrantëve dhe Italia do të largojë secilin prej tyre menjëherë pasi të përfundojë shqyrtimi i kërkesave të tyre për azil.

Kjo është garancia që jep qeveria shqiptare për marrëveshjen Rama-Meloni, përmes disa detajeve të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim. Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj strukturat për qëndrimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

Kufiri maksimal i personave që mund të qëndrojnë të strehuar në të njëjtën kohë është jo më shumë se 3 mijë persona.

Italia përballon çdo shpenzim për emigrantët e strehuar përfshirë: çdo kosto të kujdesit shëndetësor, çdo kosto tjetër të paparashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare. Afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se sa koha e nevojshme për procedurat e azilit e mbrojtjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH