Politikë

ZV.kryeministrja Balluku tregon se kur do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike

Shkruar nga Liberale

ZV.kryeministrja Balluku tregon se kur do të nisë ulja e çmimit

Enti Rregullator i Energjisë miratoi uljen e çmimit të energjisë elektrike. Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në konferencë për mediet, u shpreh se çmimi i ri i energjisë elektrike nuk është faturim mbi fasha, por mbi bazë konsumi.

Ky vendim i miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrik theksoi ministrja Balluku, do të nisë të zbatohet nga data 1 shkurt.

“Nëse do të kalojnë në 701 kWh, atëherë e gjithë fatura do të paguhet me çmimin që kemi sot 9.5 lekë për kwh. Asnjë lidhje me fashën, nuk është faturim me fasha, por është faturim me konsum”, u shpreh Balluku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH