Politikë

Zogaj: Burimi kryesor i korrupsionit kapilar, qeverisja propagandistike

Shkruar nga Liberale

Zogaj: Burimi kryesor i korrupsionit kapilar, qeverisja propagandistike

Preç Zogaj, President i Institutit Pashko, tha për rubrikën “Opinion” në News24, se SPAK po godet fenomenin e korrupsionit apo lidhjet kapilare të krimit.

Zogaj tha se nëse SPAK nuk do të godiste, ne nuk do të mësonim se çfarë po ndodhte, deri ku shkonin lidhjet, kush janë personat e përfshirë.

Ai tha se ka besim në punën e SPAK, edhe pse ka një goditje nga deputetë të opozitës ndaj këtij institucioni, duke e konsideruar si të kapur nga Edi Rama.

“Ministra po hetohen ose pritet të hetohen, përgjegjësia politike është konsumuar. Kemi një korrupsion kapilar në qeverinë e Ramës dhe ai është përgjegjës. Burimi kryesor i korruptimit masiv dhe korrupsionit kapilar është qasja propagandistike në qeverisje, sepse kjo propagandë prodhon mburojën për korrupsionin”, tha Zogaj.

Duke komentuar takimet e Edi Ramës me emigrantët, Zogaj tha se të tilla takime janë bërë edhe më herët, pasi kjo pjesë e shoqërisë me remitancat që kanë sjellë në Shqipëri kanë arritur edhe 30% të PBB-së.

“Rama duhej të falënderonte emigrantët, duhej të falënderonte edhe vendin fqinj se ka pritur mbi gjysëm milioni shqiptarë. Takimet duhet të bëhen, por duhet të sqarohet sepse po i bën. Nga takimi në Greqi u duk sikur Kryeministri shkoi t’i thoshte ngrijeni kokën lart me Shqipërinë, ndërkohë që me këtë Shqipërinë e mrekullueshme nuk po mbetet njeri”, tha Zogaj.

Lidhur me protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Zogaj tha se nëse opozita do të ishte e organizuar, do të kishte kompletuar atë problemin e qarkullimit të elitave, Qeveria Rama do i kishte ditët e shkurtuara që para 4 vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH