Politikë

Zheji: Beleri u përdor për qëllime elektorale nga Mitsotakis

Shkruar nga Liberale
Zheji: Beleri u përdor për qëllime elektorale nga Mitsotakis

Dhjetë muaj nga arrestimi i Alfred Belerit, Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.

Duke folur për këtë çështje në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, analisti Artur Zheji deklaron se Mitsotakis e përdori Belerin për qëllime elektorale.
“Doja të thoja se dënimi si ky, do të kishte më shumë në Shqipëri që të demoralizohet vjedhja e votës. Beleri nuk është viktimë por është faktorizuar nga ndërhyrja e përsëritur së republikës helene, e cila ka përzemër kauzën e Belerit. E përdori Mitsotakis për arsye elektorale sepse pala tjetër sulmon Ramën për këtë se e bullizoi. Por fakt është që të dy kryeministrat në Tiranë dhe Athinë, edhe mbi kurrizin e Belerit fituan zgjedhjet. Beleri u përdor po aq fort nga Mitsotakis si një kauzë e vjetër që pillka vota edhe sot në Greqi për fushatën e dyfishtë politike dhe lokale. Fitoi vjet me kartën e Belerit. Edhe drejtësia shqiptare bëhet më serioze, kur optika ndërkombëtare është mbi këtë kauzë, përgjegjshmëria e sistemit të drejtësisë do të jetë më e lartë.”, tha Zheji.

Ndërsa Skënder Minxhozi deklaroi se Greqia, me reagimin që bëri për dënimin e Belerit, tregoi se është rezultat i kundërshtisë evropiane, që e konsideron këtë një çështje të drejtësisë shqiptare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH