Politikë

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Balla flet për fatin e "bosit të lojërave të fatit" 

Shkruar nga Liberale

Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Balla flet për fatin e "bosit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur sërish sot për një nga ngjarjet më të bujshme të botës së krimit, atë të zhdukje së Ervis Martinajt, duke thënë se autoritetet po punojnë pandaluar për të zbardhur ngjarjen, por pa dhënë detaje lidhur me ecurinë e hetimeve.

“Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm angazhimeve publike. Policia e shtetit e bën punën 24 orë, edhe ndaj këtij angazhimi. Pjesë e analizës sot do jenë dhe ngjarje të vjetra kriminale të Korçës”.

Balla theksoi se po punohet për arritjen e një marrëveshje esktradimi me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, që njihen si “parajsë” për të shumëkërkuarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH