Politikë

ZGJEDHJET në Himarë/ "Ky të merr në qafë...", reagon Meta pas humbjes së koalicionit të tij: I kam thënë bëj kujdes...

Shkruar nga Liberale

ZGJEDHJET në Himarë/ "Ky të merr në qafë...",

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas humbjes së koalicionit të tij, në zgjedhjet e pjesshme lokale të Himarës.

Gjatë një takimi me gazetarët, Meta i dërgoi një mesazh të koduar Vangjel Tavos, duke thënë se e pret burgu, për shkak të kryeministrit Edi Rama.

“Unë i kam dhënë një mesazh dikur kryebashkiakut të Himarës që tani është në burg. I kam thënë ‘bej kujdes, ky të merr në qafë’. Këtë mesazh ia kam dhënë të tjerëve që sot po bëjnë burg për Edi Ramën.

Kam një mesazh për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Edi Ramën, sigurisht që kam një mesazh, ‘të gjitha këmbimet dhe shkëmbime që bën ti, për të fshehur akte të tradhtisë kombëtare dhe për të fituar konsensus për grabitjen e pronave të himariotëve, për pastrim të parave nuk do të funksionojnë’”- tha Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH