Politikë

Zgjedhjet e Himarës/ Kutia që ‘zhveshi’ opozitën: 7 vota mori Gjikuria, 3 ishin të komisionerëve

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet e Himarës/ Kutia që ‘zhveshi’ opozitën: 7

Kandidati socialist Vangjel Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash, ose më shumë se 17% nga përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ajo që ra në sy ishte fitorja në fshatrat e zonës së Vlorës, që janë nën administrim nga Bashkia Himarë dhe që i kanë dhënë avantazh të ndjeshëm socialistit Tavo.

Sipas shifrave zyrtare nga Komisioni i Numërimit Himarë, por edhe KQZ në grafikët sqarues, bie në sy se socialisti ka marrë bindshëm vota në Lumin e Vlorës, pikërisht në fshatrat Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç.

Më e veçanta ka qenë ajo e kutisë “4589”, në fshatin Tërbaç, ku Tavo mori 330 vota, kurse rivali i tij Gjikuria 7 vota.  Nga to 3 prej tyre supozohet se ishin votat e komisionerëve të opozitës dhe duket se as familjarët e tyre nuk i kanë votuar. E përkthyer në shifra elektorale, në këtë qendër Tavo ka fituar me 98% e votave, rast gati i paprecedentë në zgjedhje.

Në total sipas KQZ, Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota. Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave, kurse Gjikuria pak më shumë se 41%. Tani pritet vetëm që KQZ të ligjërojë mandatin e kryebashkiakut të ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH