Politikë

Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha: 520 mijë shqiptarë jashtë vendit me ID dhe pasaporta të skaduara do kenë të drejtë të votojnë

Shkruar nga Liberale

Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri Hoxha: 520 mijë shqiptarë jashtë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se, sipas vlerësimeve të autoriteteve, rreth 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve iu ka skaduar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij Hoxha theksoi se është arritur një marrëveshje për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve, për t’iu mundësuar shqiptarëve jashtë vendit të mund të votojnë. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, pa dallim race, etnie, gjuhe, bindje politike apo gjendje ekonomike.

Qeveria propozon që vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit të zgjatet deri më 31 maj 2025 për shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Hoxha u bëri thirrje qytetarëve që të miratojnë këto akte, duke theksuar rëndësinë e këtij vendimi historik për mundësinë e diasporës për të votuar jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ministri Hoxha: Nisur nga vlerësimet tona, numri i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote të cilëve iu ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit dhe mund t’iu skadojë deri në 11 maj, është 520 mijë shtetas. Është rënë dakord shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç pa dallim race, etnie, gjuhe, bindje politike, gjendje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe zgjidhet.

T’u ofrojmë ndihmë dhe të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë, në çështje me rëndësi për atdheun, siç është votimi në zgjedhjet e 11 majit. Qeveria propozon që vlefshmëria e dokumenteve të zgjatet deri në 31 maj 2025, për shtetasit me banim jashtë vendit. Ju ftoj të gjithëve të miratojmë këto akte me rëndësi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve, për të përmbushur vendimin historik që diaspora për herë të parë në histori, të votojë jashtë vendit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH