Politikë

Zelensky për herë të parë në Tiranë, sot samiti për Ukrainën! Nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën te punimet në Pallatin e Kongreseve (AXHENDA)

Shkruar nga Liberale

Zelensky për herë të parë në Tiranë, sot samiti

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot.

Shqipëria si një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës, zhvillon këtë samit me në fokus luftimet prej dy vitesh me Rusinë.

Fillimisht, Zelensky do të pritet rreth orës 09:00 në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama, ku do të zhvillohet një takim kokë më kokë. Më tej do takohen dy delegacionet që do të firmosin edhe një marrëveshje mes dy vendeve.

Punimet e samitit do të nisin në 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë edhe liderë të tjerë si, presidentja e Moldavisë, si edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, mes tyre Vjosa Osmani. Samiti përmbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.

Një ditë më pas, 29 shkurt, në Tiranë do të mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Zelensky për herë të parë në Tiranë, sot samiti

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH