Politikë

Zbardhet sherri midis dy deputetëve të Rithemelimit, fyerje edhe pas mbledhjes së grupit dhe akuza të rënda

Shkruar nga Liberale
Zbardhet sherri midis dy deputetëve të Rithemelimit, fyerje edhe pas

Deputetët e Rithemelimit,  Tritan Shehu e Bledion Nallbati janë përfshirë në një konflikt mes tyre.

ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të ngrenë si shqetësim çështjen e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.

Për të, nuk ka asnjë rëndësi ngritja e ndonjë komisioni hetimor.

Në bisedën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Shehu është përfshirë në debate me deputetin tjetër opozitar, Bledion Nallbati.

Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…

Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në Parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.

Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.

Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.

Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve. Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkon që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkon Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.

Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme). Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati,  i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”. Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët. Tritan Shehu i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH