Politikë

Zbardhet marrëveshja/ Qeveria greke vë në dispozicion një “BMW” të blinduar për sigurinë e kryeministrit Rama

Shkruar nga Liberale

Zbardhet marrëveshja/ Qeveria greke vë në dispozicion një

Është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe “Christmas Theatre” për dhënien me qira të sallës në cilën do të zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama, me diasporën.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip “Bmw” të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Zoti Rama do të mbërrijë në Athinë mëngjesin e së djelës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqiëtar do të marrë pjesë në asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste.

Top Channel mundi të sigurojë ekskluzivisht një kopje të kontratës e cila u firmos mes palëve. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin.

Vlen të përmendet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë.

Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim elektoral në Athinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH