Politikë

Vula e PD-së! Gjykata e Apelit cakton datën dhe gjyqtarët për rigjykimin e çështjes

Shkruar nga Liberale
Vula e PD-së! Gjykata e Apelit cakton datën dhe gjyqtarët

Gjykata e Apelit të Tiranës caktoi datën 11 qershor, ora 10:00, për seancën e rigjykimit të çështjes së vulës së Partisë Demokratike.

Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.

Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial.

Ndërkohë, relatore për çështjen ku do të vendoset se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës apo Sali Berishës, do të jetë relatore gjyqtarja Alma Ahmeti, ndërsa pjesëtarë të trupës gjykuese do jenë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH