Policia nuk ka ende një të dyshuar për atentatin ndodhur në Kamëz
Ky është automjeti fuoristradë tip Porsche që u përdor në vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, mëngjesin e 24 Janarit, në Zall Mner të Kamzës.
Hetuesit kanë përfituar nga kemarat e sigurisë pamjet e kësaj makine para dhe pas ngjarjes së rëndë, por ende nuk është bërë e mundur të përfitohen të dhëna konkrete për 2 personat që dyshohet se morën pjesë në këtë vrasje.
Ky automjet rezultoi i denoncuar i vjedhur në 2022 në Elbasan. Ai u gjet i shkrumbuar pas vrasjes së bashku me armën e krimit, në zonën e Zall Herrit.
Pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve që Lulzim Visha ka pasur në të shkuarën.
Këto konflikte janë pohuar dhe nga familjarët e tij përpara oficerëve të policisë.
Mësohet se ata kanë pasur një konflikt për pronat me fisin Lami.
Gjatë kontrolleve strukturat e rendit, kanë shkuar edhe në banesën e familjes Lami, në Zall Mner. /Marrë nga Klan News/