Politikë

"Vota për opozitën, një gur i hedhur në ujë", Rama thirrje emigrantëve: Ktheni votën tuaj në një ulëse me emrin "Albania në BE"

Shkruar nga Liberale
"Vota për opozitën, një gur i hedhur në ujë",

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje emigrantëve që të regjistrohen sa më parë dhe të votojnë për Partinë Socialiste.

Nga Kuvendi Kombëtar Rinor i PS, Rama theksoi se shqiptarët duhet ta konsiderojnë votën për PS si një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE-së. Sipas tij, vota për opozitën është një gur i hedhur në ujë.

“Ne premtojmë atë që bëjmë dhe kemi në dorë të bëjmë atë që premtojmë. Mbi të gjitha kemi në dorë të çojmë në vend më në fund amanetin e të parëve tanë, e Gjergj Kastriotit, të rilindasve tanë, të Ismail Qemalit, të dëshmorëve dhe të bëjmë realitet ëndrrën evropiane të shqiptarëve duke e kthyer votën e tyre për PS në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE. Të gjithë mund ta premtojnë këtë por këtë mund ta bëjmë vetëm ne. Nëse nga sot 100 ditë, vota e shqiptarëve të Shqipërisë do t’u shtohen edhe votat e shqiptarëve të botës, do të thotë se ne luftuam, duruam por në fund e bëmë këtë që premtuam.

Kush ndër ta mendon se ne ia ngritëm Shqipërisë në Evropë dhe botë duhet të regjistrohet që me votën e vet PS të investojë për rritjen e mëtejshme të prestigjit të këtij vendi dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë të barabartë në familjen e bashkuar evropiane.

Kush na ndjek nga jashtë vendit duhet ta ketë parasysh se afati i fundit i regjistrimit është data 4 mars, prandaj mos e lini për ditën e fundit por futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar me 11 maj dhe mos e vini kurrë në dyshim vota e çuar te cilido tjetër është gur i hedhur në ujë, në kënetën e një opozitë bretkosash që ka në krye një buf kënete. Vota e sjellë tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit evropian shqiptar që po forcohet vit pas viti.”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH