Politikë

Vota e emigrantëve, Shehi: Do të krijojë një frymë tjetër në politikë

Shkruar nga Liberale

Vota e emigrantëve, Shehi: Do të krijojë një frymë

Në studion e emisionit “Opinion”, deputeti Dashmir Shehi ka folur lidhur me votën e qytetarëve me banim jashtë vendit.

Teksa shprehur pro votës së emigrantëve, Shehi thotë se ja vlen të provohet edhe pse herën e parë sipas tij, vota e qytetarëve jashtë Shqipërisë nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve.

Shehi u shpreh se vota e emigrantëve do të krijojë një frymë të re duke qenë se ata jetojnë në një realitet më demokratik se në Shqipëri.

Dashamir Shehi: Unë them që bëhet kjo punë. Unë jam nga ata që e mbroj përdit këtë. A e di pse vlen kjo trupa e ktyre elektorale, është më e kualifikuar se këto në shqipëri, jetojnë në një realitet më demokratik, janë më të pavarur nga ana ekonomike. Nuk kanë presioni. Edhe ajo ideja që mund të blehet dikush nuk blehen si këtu edhe atje se s’ka vlerë. Tani gjithë halli është se si ta bëjmë efektive. Unë jam i sigurtë që do të bëhen 50-60 mijë veta dhe herën tjetër do të bëhen më shumë, pastaj… Po të duan e bëjnë.

Blendi Fevziu: A ndikon në rezultat të zgjedhjeve?

Dashamir Shehi: Unë them që herën e parë nuk ka për të ndikuar, por krijojnë një frymë tjetër se do të fillojnë të interesohen edhe më shumë për realitetin shqiptarë.

Blendi Fevziu: Ne kemi sistem deri tani proporcional rajonal, këto vota ku do të derdhen në cilën nga 12 kazanët e votave?

Dashamir ShehiEdhe kjo mund të bëhet me zgjedhje, por nga ato vetë. Nga zona që vijnë ku janë të regjistruar. Shumica janë me dy nënshtetësi që e ruajnë nënshtetësinë shqiptare. Duhet të merret kurajo që të bëhet kjo gjë dhe të fillojnë 40 mijë të votojnë. Qeveria është me e organizuar. Shumica e tyre mendojnë më lirë se këtu dhe si njerëz të lirë e kuptojnë që një qeveri që ri 12 vjet nuk mund të rijë 16 vjet në një vend demokracie. Ka shumë faktorë. Ja vlen të provohet. Japin një valencë edhe morale edhe politike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH