Politikë

Vota e DIASPORËS/ 11 ditë nga nisja e procesit, mbi 52 mijë aplikime, ja nga cili vend mbizotërojnë kërkesat

Shkruar nga Liberale

Vota e DIASPORËS/ 11 ditë nga nisja e procesit, mbi 52 mijë

Mbi 52 mijë është numri i kërkesave për tu regjistruar si votues nga jashtë për zgjedhjet e 11 majit 2025, kur mbyllen sot 11 ditë nga nisja e procesit të regjistrimit.

Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 41,778 janë syqrtuar, ndërsa janë refuzuar 26,436 prej tyre.

Kujtojmë se personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.

Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 33.5% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

Po ashtu emigrantët meshkuj dominojnë dukshëm në krahasim me femrat në interesin e shfaqur për të votuar, teksa krahason me 63.8% dhe 36.2% respektivisht.

Sakaq, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH