Politikë

Vota e diasporës drejt dështimit të radhës, shkak mungesa e vullnetit politik

Shkruar nga Liberale
Vota e diasporës drejt dështimit të radhës, shkak mungesa e

A do të realizohet vota e Diasporës.

Kur duhen edhe pak javë që Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj të dalin me një vendim mbi fatin e votës së Diasporës, Ilirjan Celibashi, ka paralajmëruar dështimin e dytë. Mundësimi i votimit nga jashtë një nga premtimet kryesore të socialistëve kur erdhën në pushtet, pas 11 vitesh mbetet peng i interesave politike që deklarojnë publikisht se e duan, por kur duhet ta bëjnë fshihen pas procedurave sa teknike dhe ligjore.

Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj nga dëgjesat e bëra deri më tani nga partitë politike dhe shoqëria civile në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore mendojnë se përgjegjësia ligjore dhe politike e mundësimit të votimit nga jashtë i takon “zgjedhores”.

Çfarë mendon Ilirjan Celibashi?

“Do të duhet që kuvendi i Shqipërisë të përmbushë urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje. Të përmbushë ato boshllëqe ligjore që Gjykata Kushtetuese i ka evidentuar si të tilla.”

“Boshllëqet konsistojnë në përcaktimin e rregullave , miratimin e rregullave që lidhen me afatet, mënyrën e votimit, procedurat e regjistrimit të atyre që do të votojnë nga jashtë, mënyrës së llogaritjes së rezultatit të votimit apo të vlerësimit të votave të atyre që votojnë nga jashtë, ku do të llogaritet vota e tyre, te qarku i Tiranës, në qarqet ku ata kanë regjistrin themeltar të gjendjes civile”.

Dhe pikërisht se janë arsye që lidhen drejtpërdrejt me vendimmarrjen politike, Ilirjan Celibashi, ia zhvesh këtë përgjegjësi vetes dhe komisionit rregullator.
Neni 20 i kodit elektoral e përcakton qartë se i takon “rregullatorit” në KQZ të nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që nga mënyra e regjistrimit të diasporës e deri te llogaritja e votës së saj në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Këtë “rregullatori” nuk e bëri as për parlamentaret e 2021-it dhe as nuk pritet ta bëjë as për 2025-ën. Ai është një komision ku dy forcat kryesore politike PS dhe PD kanë përfaqësuesit e tyre dhe për rrjedhojë edhe aty kërkohet konsensusi politik.

“Për Gjykatën Kushtetuese këto nuk janë të rregulluara në ligj, dhe këto nuk janë çështje të vogla, ky është thelbi i votimit nga jashtë. Dhe për sa kohë këto nuk rregullohen, pra nuk ka parashikim në kodin zgjedhor, atëherë nuk ka punë për t% bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nëse kuvendi i Shqipërisë është në nevojën që ta fillojë këtë proces të marrë një propozim nga KQZ, ne mundemi ta bëjmë këtë, por nuk më duket se qëndron këtu problemi”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH