Politikë

“Vlerë e veçantë për Shqipërinë“ - Kryeministri Rama komenton vizitën e sekretarit Blinken në Tiranë

Shkruar nga Liberale
“Vlerë e veçantë për Shqipërinë“ -


Një vlerë të veçantë për Shqipërinë, e cilëson kryeministri Edi Rama vizitën historike të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili do të vijë në Tiranë javën e ardhshme.
Sipas kryeministrit, “ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë“.

Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson “angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

Blinken do të vijë në Tiranë në 14 shkurt, ku sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK.

Sa i përket se kë do të takojë Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime. Me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH