Politikë

Vizitoi Ervin Salianjin në burg, Berisha tregon se çfarë diskutoi me ish-deputetin: Ai po dergjet...

Shkruar nga Liberale

Vizitoi Ervin Salianjin në burg, Berisha tregon se çfarë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat, pasi vizitoi sot në burg ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Berisha tha se me Salianjin diskutoi vazhdimin e betejës së PD, ndërsa shtoi se ish-deputeti ndodhet në burg vetëm se i shërbeu Shqipërisë.

“Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.

Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë. Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën. Kjo është e vërteta.

Dhe, meqenëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë. Në vend të tij, këtu duhet të ishte Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë", tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH