Politikë

Vizita e Blinken në Tiranë, Meta: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Shkruar nga Liberale

Vizita e Blinken në Tiranë, Meta: Aleanca strategjike me SHBA,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Teksa poston foton e Blinkenit me presidentin Begaj, Meta shprehet se strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa shton se marrëdhëniet mes dy vendeve meritojnë të zhvillohen më tej.

Postimi i Metës:

Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH