Politikë

VIDEO/ Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin

Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 Mars në Gjermani.

Në këtë panair, vendi ynë do të prezantohet me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë dhe shtatë bashkive turistike që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në Berlin.

Lajmi ësht bërë i ditur nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila e ka quajtur një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë dhe përgatitje për vitin 2025.

"Ditë të mbarë me përfaqësimin e Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit ITB Berlin përmes një prezantimi dinjitoz ku gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars do të jemi bashkë me sektorin privat, për të paraqitur më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit në ITB BERLIN 2025."- ka shkruar Kumbaro. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH