Politikë

Vendimi i Apelit për Salianjin, PD bën lëvizjen e papritur

Shkruar nga Liberale

Vendimi i Apelit për Salianjin, PD bën lëvizjen e papritur

Partia Demokratike do të mbajë sot mbledhje urgjente në seli, lidhur me vendimin që u mor pak më parë nga Gjykata e Apelit për Ervin Salianji.

Burime për mediet bëjnë me dije se mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi dhe pjesë e mbledhjes do të jetë i gjithë grupi.

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dhënë sot vendimin ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”, duke lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH