Politikë

Veliaj publikon videon nga Parisi, hedh “tuç” ish-kampionin Sahit Prizrenin

Shkruar nga Liberale
Veliaj publikon videon nga Parisi, hedh “tuç” ish-kampionin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Veliaj, i cili ka ndarë në rrjete sociale me një video, ku shihet teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin dhe më pas e shtrin atë në tokë duke “e mundur”.

“TUÇ

Sukseset kanë esencën e traditës faleminderit kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH