Politikë

VELIAJ kërkon LIRIMIN nga qelia, ankimon vendimin “arrest me burg”

Shkruar nga Liberale

VELIAJ kërkon LIRIMIN nga qelia, ankimon vendimin “arrest me

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë “arresti me burg” në Gjykatatën e Posaçme. Ankimimi është bërë nga avokatit i tij, Ermir Beta. Mësohet se ankimimi është nisur me postë.

Kujtojmë se kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK më 10 shkurt nga agjentët e BKH-së, brenda institucionit të Bashkisë së kryeqytetit. 

Ndërsa dy ditë më vonë, më 12 shkurt, atij iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” gjatë seancës së rivlerësimit në GJKKO. Pas këtij vendimi, Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH